Në Beograd shkatërrohen muralet me imazhin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq – Lajmi.net
Në Beograd shkatërrohen muralet me imazhin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 13:27, 13 March 2018
Muralet në qendër të Beogradit me figurën e ish-kryeministrit serb të vrarë Zoran Gjingjiq janë shkatërruar pësëri vetëm një ditë pas riparimit.

Një afreskë e tij ishte shfaqur në murin e Fakulteti Filozofik më 21 shkurt, ditën kur në vitin 1197 Gjingjiq ishte bërë kryetar i bashkisë së Beogradit, transmeton lajmi.net.

Përpos figurës ishte edhe citati që nga periudha kur ai ishte kryebashkiak: ‘Qyteti sipas emrit të tij është i bardhë. Ne do ta bëjmë qytet të dritave, 1997’

Megjithatë, murali ishte shkatërruar. Të hënën ditën që Gjingjigj u vra muri u restaurua dhe tani u njollos përsëri.

Zoran Gjingjiq u vra më 12 mars 2003 në oborrin e qeverisë serbe./Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO