Në Atletico po e shijoj një ëndërr

Diego thotë se po e shijon një ëndërr në Atletico Madrid. Mesfushori brazilian synon ta fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, e më pas të vendos për të ardhmen e tij.

Sport

13/05/2014 22:29

Mesfushori i Atletico Madridit, Diego ndihet mirë në klubin spanjoll dhe nuk e ka ndërmend të largohet.

Mirëpo, jo gjithçka varet nga ai dhe e ardhmja e tij do të dihet vetëm pas përfundimit të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

“Dua të jem kampion, i kemi mundësitë t’i fitojmë dy tituj. Nuk mendoj në idenë që të përfundojmë të dytit”, deklaroi mesfushori brazilian për ‘Wolfsburger Allemeine Zeitung’.

“Atletico Madrid ishte zgjedhja e duhur, këtu po e shijoj ëndrrën time”, vijoi ai.

“E ardhmja? Nuk e di ende se çka do të ndodh. Do ta marr një vendim vetëm pas finales së Championsit”, përfundoi ai.