Në anketat e reja, Hillary Clinton në avantazh dyshifrorë ndaj Donald Trump

Hillary Clinton kryeson  para Donald Trump me 11 pikë, përkatësisht 46 për qind kundrejt 35 për qind  në garën katër paleshe ndërmjet votuesve të mundshëm.

Bota

11/10/2016 00:09

 

Këto janë rezultate të nxjerra nga NBC/Wall Street Journal të bërë menjëherë të premten pas publikimit të një incizimi ku Trump kishte folur rreth ngacmimeve seksuale të femrave, raporton huffingtonpost, transmeton lajmi.net.

Anketa, e cila është zhvilluar para debatit të mbajtur në natën e së dielës, paraqet një ngjitje prej pesë pikësh për Clinton krahasuar me muajin e kaluar.

Në përballjen kokë për kokë, Clinton rezulton në avantazh edhe më shumë me 14 pikë, 52 për qind me 38 për qind që është dyfishi nga 7 pikë që kishte ajo muajin e kaluar.

Ndërkohë, të dhënat e  fundit tregojnë se vetëm 72 për qind e republikanëve e mbështesin Trump, krahasuar me 85 për qind të demokratëve që e mbështesin Clintonin, raporton huffingtonpost, transmeton lajmi.net.

41 për qind e të anketuarve kanë deklaruar në komentet e tyre se deklarimet e Trumpit në atë incizim janë ‘tërësisht të papranueshme’, ndërsa 31 për qind e quajnë ‘të papërshtatshme’, por që është tipike për meshkujt që privatisht flasin njëri me tjetrin në këtë mënyrë.

“Trump është në një pozicion më të dobët sesa që ishte në shtator”, tha  republikani Bill McInturff, pjesë e ekipit bipartizan që kryen studimin. “Por kjo nuk do të thotë se ai nuk mund t’i marrë sërish  ato pikë”.

Anketa e NBC / WSJ gjithashtu gjen shenja shqetësuese për republikanët pasi me diferencë prej 7 pikësh, përkatësisht 49 për qind me 42 për qind, preferojnë të shohin kongresin të kontrolluar nga demokratët sesa nga republikanët.

Sondazhi përbën të dhënat e para që nga dalja në publik e video incizimit të Trump./lajmi.net