Në Afganistan vriten 11 anëtarë të një familjeje

Njëmbëdhjetë veta të së njëjtës familje u vranë nga shpërthimi i bombës në provincën Logar të Afgansitanit.

Bota

19/05/2017 18:49

 

Viktimat ishin rrugës për një dasmë, kur automjeti i tyre u godit nga një bombë e vendosur në anë të rrugës.

Pesë fëmijë, pesë gra dhe një burrë janë në mesin e të vrarëve, tha guvernatori i qarkut Agha, Nasir Amin, i cili konfrimoi se të gjitha viktimat janë pjesëtarë të një familjeje.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara të publikuar në muajin shkurt, së paku 3,498 civilë janë vrarë në vitin 2016 në Afganistan, ndërsa 7,920 të tjerë janë plagosur.