Në Aeroportin e Romës, e shtyjnë avionin që të ndizet (Video)

Gjithkujt prej nesh na ka rastisur që të shohim në rrugë një grup njerëzish që janë duke shtyrë nga pas një makinë në mënyrë që ajo të ndizet, por kurrë më parë nuk kishim parë që të shtynin një avion.

Fun

20/07/2016 18:39

Mund tu duket e çuditshme ose jo, por në aeroportin e Fumincinos në Romë, janë xhiruar një grup njerëzish duke shtyrë një avion Bombardier CRJ900, i cili peshon rreth 36 ton.

Avioni mesa duket kishte një problem të vogël dhe duhej me patjetër shtyrja e tij në mënyrë që të ndizej dhe më pas të ngrihej në fluturim.