Në aeroportin e Beogradit cigare nga Kosova

Në aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”, doganierët kanë parandaluar tentim kontrabandimin e rreth 18.000 cigareve me banderola të Kosovës.

Lajme

04/06/2015 23:47

Siç njoftohet nga drejtoria doganore, cigaret janë gjetur në valixhen e J.L, inxhinier mekanik nga Zubin Potoku, të cili gjatë kontrollit rutinor të bagazheve në aeroportin “Nikolla Teslla” i janë konfiskuar.

Udhëtari i cili ishte nisur për në Gotenburg, kishte mbushur valixhen e tij me cigare e cila peshonte plotë 25 kilogram, duke kaluar limitin e lejuar të peshës për 2 kilogram.

“Janë shkelur brutalisht rregulloret doganore, që sipas të cilave udhëtari përmes kufirit nuk guxon të transportojë mallra në sasi të mëdha që janë të destinuara qartë vetëm për shitje”, kanë vlerësuar në drejtorinë doganore.

Siç veprojnë edhe në shumicën e vendeve të BE-së, në trafikun ajror dhe atë detar lejohet bartja e vetëm 200 cigareve.

J.L thuhet se nuk kishte pasur as kupon fiskal për mallin, që përbën shkelje të rëndë që qon deri tek arrestimi i përkohshëm deri në pritje të vendimit të gjykatës.