Në 48 orët e ardhshme, lojtari zbarkon te Milani

Milan do ta kompletoj një super transferim në 48 orët e ardhshme.

Merkato

21/01/2019 10:47

Kryzstof Piatek te Milan është pothuajse një marrëveshje e bërë dhe kjo është konfirmuar nga drejtori sportiv i Genoas, Giorgio Perinetti në një intervistë me  Radio Rai 1.

“Pas ndeshjes së sotme kundër Milanit, ne do t’i takojmë ata dhe do të arrijmë një marrëveshje në 48 orët e ardhshme nëse ai (Piatek) largohet apo jo”, ka thënë fillimisht drejtori i skuadrës italiane, përcjell lajmi.net

“Kemi biseduar me Gazidis dhe Leonardo për dy orë dhe ne ende kemi nevojë për të vlerësuar se nëse marrëveshja duhet të pësoj ndryshime.

“Kjo është arsyeja pse marrëveshja nuk është finalizuar ende pasi ne duhet të analizojmë nëse do të jetë funksionale për sezonet tjera të transferimeve tona.”, tha Perinetti. /Lajmi.net/