Në 10-vjetorin e pavarësisë, në Lipjan 160 persona dhurojnë gjak

Është viti i pestë me radhë që xhamia e fshatit Kraishtë në Lipjan, organizon dhurimin e gjakut për nder të pavarësisë së Kosovës.

Lajme

17/02/2018 18:09

Këtë vit, në këtë xhami kanë dhuruar gjak 160 persona, të cilët janë kryesisht banorë të kësaj komune.

Zaim Baftiu, imam në këtë xhami, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dhurimi i gjakut tashmë është bërë traditë. Sipas tij, numri i dhuruesve të gjakut që vijnë në këtë xhami, është duke u rritur çdo vit.

Mjekët nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut, që ishin të pranishëm në xhami, kanë thënë se aksione të tilla për dhurimin dhe grumbullimin e gjakut, duhet të organizohen edhe në qytete të tjera.