Ndryshon orari i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

UEFA vazhdon të sjell ndryshime në organizimin e garave të futbollit në Evropë.

Sport

09/12/2016 19:05

Komiteti Ekzekutiv që është mbledhur sot në Nyon të Zvicrës, ka vendosur përfundimisht që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të mos zhvillohen më në orarin 20:45.

Por, nga sezoni 2018-2019, ndeshjet e kësaj gare zhvillohen në dy orare, nga ora 19:00 dhe nga ora 21:00, përcjell lajmi.net.

Kjo bëhet që adhuruesve të futbollit, t’u krijohet më shumë mundësi për ndjekjen e sa më shumë ndeshjeve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.