Ndryshon moti, këto temperatura na presin nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Lajme

12/12/2018 20:43

Vranësirat më pjesën veriperëndimore të vendit mund të shoqërohen me fjolla të lehta bore, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat më pjesën veriperëndimore të vendit mund të shoqërohen me fjolla të lehta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Masat e ajrit me presion të lartë vazhdojnë të mbeten aktive mbi territorin tonë. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-3m/s”. /Lajmi.net/