Ndryshon moti, ja çfarë temperatura na presin nesër

Nesër do të mbajë mot me diell, pasditja do të përcillet me vranësira dhe riga lokale shiu.

Lajme

18/10/2018 20:40

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të pjesshme dhe mundësi për riga të izoluara shiu.

Reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë pritet të ketë javën e ardhshme, përcjell lajmi.net

“Do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të pjesshme dhe mundësi për riga të izoluara shiu. Reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë pritet të ketë javën e ardhshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje me shpejtësi”. /Lajmi.net/