Ndryshon mënyra si zgjoheni nga gjumi, kjo orë alarmi është gjithçka që ju nevojitet

Teknologjia po mahnitë çdo ditë me avansimin e saj.

Auto & Tek

13/11/2017 10:30

Përditshmëria është duke ndryshuar në hapa të mëdhenj, sado që jemi mësuar të ecim avash me teknologji, shkruan lajmi.net

Tashmë është e mundur të ngrohemi me anë të setrave me ngrohje, të cilat arrijnë temperaturën deri në 50 gradë.

Mrekulli për ata që ndjejnë të ftohtë apo jo? Por, mos të shkojmë menjëherë jashtë shtëpisë.

Të fillojmë ditën që nga momenti kur i hapim sytë. Bëni alarme të shumta për t’u zgjuar? Epo, tashmë është shpikur një orë e cila ju ndryshon krejtësisht mënyrën e zgjimit.

Kjo orë në formë ngjan me peshoren, dhe alarmin nuk mund ta ndalni pa qëndruar në këmbë mbi të prej 3 deri në 30 sekonda. Pas kësaj, nga ora alarmuese vjen mesazhi plot pozitivitet.

Jo e këndshme për gjumashët apo jo?

Gjithsesi, ky mjet ju hyn shumë në punë. Shikojeni më detajisht në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/