Ndryshon gjithçka, kjo është skuadra e re e Moratas

E ardhmja e Alvaro Moratas pritet të jetë Serie A.

Sport

17/07/2017 08:30

Sulmuesi spanjoll është afër transferimit te skuadra e Milanit.

Sipas “Corriere dello Sport”, kuqezinjtë kanë ofruar 70 milionë euro për sulmuesin e Real Madridit, përcjellë “Lajmi.net”.

Nëse Reali pranon ofertën, Morata do të fitonte deri në 10 milionë euro në sezon në “San Siro”.

Milani po e kërkon vetëm edhe një sulmues në treg për të mbyllur këtë merkato fantastike. /Lajmi.net/