Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për javën që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm.

Lajme

09/12/2018 21:22

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se java e ardhshme në vendin tonë do të ketë mot të ndryshueshëm, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, të hënën parashihet të ketë reshje shiu të cilat vende-vende do të shoqërohen me fjolla bore.

Ndërkaq, nga e marta deri të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Nga pasditja e së enjtes, kryesisht gjatë natës parashihen reshje kryesisht në formë bore dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, shkruan më tutje lajmi.net.

“Sa i përket fushave barike, pos ditës së hënë, ditët tjera do të kenë ngritje, dukshëm mbi vlerat e normales. Masat e ajrit do të kenë qarkullim të mjaftueshëm dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 11m/s. /Lajmi.net/