Ndryshojnë rregullat për Topin e Artë, ja risitë

‘France Football’ ka zbuluar rregullat e reja të dhënies së çmimit të Topit Artë.

Sport

19/09/2016 21:17

Pas prishjes së marrëveshjes së dhurimit të Topit të Artë me FIFA-n, ‘France Football’ ka njoftuar se do të rikthej në fuqi rregullat që kanë ekzistuar në të kaluarën.

Trofeu ‘Topi i Artë’ do të jepet për të 61-ten herë, dhe për dallim nga gjashtë vitet e fundit, ku kanë votuar kapitenët, trajnerët dhe gazetarët, këtë herë do të votoj një juri prej gazetarëve nga e gjithë bota.

Në rregullat e reja, do të zbulohen emrat e 30 futbollistëve për të cilët do të votohet, ndërsa është eliminuar reduktimi në tre finalistë që bëhej.

Trofeu Topi i Artë do të dhurohet në fund të vitit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.