Ndryshimin që e bëri Eni nuk guxon ta bëj secila vajzë

Eni Koçi është një prej këngëtareve më aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

22/10/2017 15:59

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë me një stil të njëjtë të flokëve, ndërsa tani ka habitur të gjithë me paraqitjen e fundit, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, ajo ka publikuar disa video në të cilat u shfaq me flokë tejet të shkurtëra, ndryshim ky që nuk pritej te këngëtarja.

Megjithatë, flokët e shkurtëra të këngëtares duhet të jenë vetëm paruke dhe jo flokët e saja të vërteta.

Projekti i fundit i publikuar nga Eni është ‘Vetëm ti’, të cilin e solli në bashkëpunim me Genc Prelvukajn, kënga po pritet mirë nga publiku dhe deri tani ka marrë mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/