Ndryshimi me “joystick”-ët e PlayStation 4 që do t’iu pëlqejë të gjithve

Përditësimi që do lëshohet së shpejti në kontrollerët PlayStation të Sony 4 lë të kuptohet një shtesë potenciale interesante që do të zëvendësonte prekjen e ndjeshme të kontrollerit të DualShock 4 me prekje ekrani.

Auto & Tek

13/11/2018 23:44

Sony ka flirtuar me kontroller interaktiv më parë, duke përmendur këtu shiritin e tanishëm LED në kontroller të PS4 me ngjyra që ndryshojnë varësisht prej funksionit, transmeton lajmi.net.

Është një ide që ne e kemi parë më parë në Nitendo Wii U ose edhe më shumë në historinë e lojrave, siç është Sega Dreamcast.

Natyrisht, kjo është vetëm një teori tani për tani, kështu që nuk ka tregues se a do ta bëjë Sony në të vërtetë këtë ndryshim.

Por meqenëse është tashmë në fazat e hershme të punës për një PlayStation të gjeneratës së ardhshme, ndoshta kjo ide për kontrollerët do të aplikohet në ta./Lajmi.net/