Ndryshimi i këtyre 4 shprehive, ju mbron nga rreziku i sëmundjes së kancerit

Sëmundja e kancerit është sot ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve në botë, por ndryshimi i disa shprehive mund të qojë në parandalimin e gjysmës së vdekjeve që vinë nga kanceri, thonë studiuesit.

Lifestyle

21/05/2016 00:12

Mos pirja e duhanit, konsumi i kontrolluar i alkoolit, mbajtja e peshës normale të trupit dhe aktiviteti fizik, ulin në mënyrë drastike rrezikun nga kanceri, pohojnë studiuesit, transmeton lajmi.net

Edhe pse studimet e fundit e kanë lënë më shumë në dorë të fatit qështjen e prekjes nga kanceri, përsëri egzistojn disa masa preventive për të ulur rrezikun ndaj kësaj sëmundje.

Studiuesit kanë kryer hulumtime shëndetësore tek 89,571 gra dhe 46,339 burra të cilët përcaktuan për vete një mënyrë të shëndetshme të jetesës, duke mos e pirë ose duke lënë duhanin, duke moderuar sasinë e alkoolit në një gotë për femrat dhe dy për meshkujt dhe duke i kushtuar vetës nga 75 deri 150 minuta ushtrime fizike në javë.

Pas përfundimit të studimit, tek të gjithë që i janë përmbajtur jetës së shëndetëshme kishte rënie të rrezikut nga kanceri, si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.

“Kanceri është i parandalueshëm” thanë hulumtuesit.

“Duke e ditur se shumica e rasteve të kancerit janë të lidhura me duhanin nënkupton që mund të merren masa të parandalimit, madje edhe raste të tjera të kancerit mund të parandalohen me respektimin e disa normave paraprake, që servojnë një jetë të shëndetshme dhe mund të evitojnë prekjen nga kanceri”, kanë shpjeguar hulumtuesit./lajmi.net