Ndryshimi i Zaevit: Dikur ishte kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, sot është pro

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha sot në Prishtinë se Maqedonia do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.

Lajme

12/12/2017 14:45

I pyetur nëse Maqedonia do të përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Zaev nuk e ka mohuar një gjë të tillë

“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, ka përfunduar Zaev.

Një deklaratë e tillë e Zaevit është ndryshim i qëndrimit krahasuar me atë fillestarin kur Zaev sapo ishte zgjedhur kryeministër ose gjatë fushatës zgjedhore, raporton lajmi.net.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit me Zaevin, në gusht të këtij viti, pati thënë se Maqedonia do të abstenojë nëse do të vijë deri tek votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Deklarata e fundit e Zaevit kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO ishte në korrik të këtij viti. Mirëpo që nga ajo kohë e deri me sot, duket se Zaevi ka evoluar në raport me Kosovën. /Lajmi.net/