Ndryshimi i yjeve të futbollit

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo sot janë dy yjet më të mëdhenj të futbollit. Por, ata ishin krejt ndryshe para tetë vjetësh, ku përveç moshës më të re, dallonin shumë për nga pamja.

Sport

16/05/2014 10:30

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo sot janë dy futbollistët më të mirë në botë, por në Kampionatin botëror në Gjermani, tetë vjet më parë, ishin ende në hapat e parë të karrierës që tani i ka dërguar në nivelin më të lartë të saj.

Ronaldo ishte 21-vjeç, kurse Messi vetëm 19. Por, përveç ndryshimit në kualitete, ajo që ishte edhe më e vërejtur ishte pamja e tyre, që dallon shumë nga ajo që kanë sot.

Në fotografitë e tyre të shfrytëzuara për albumin e famshëm Panini, vërehet më së miri ndryshimi i tyre në pamje, e sidomos edhe tek yje të tjerë përfshirë mesfushorin Arjen Robben.

Para tetë vjetësh Robben ishte 22 vjeç, dhe kishte edhe flokë. Ndërsa, ylli i Italisë, Andrea Pirlo duket dukshëm më i ri, dhe një ndryshim tjetër tek ai është mjekra të cilën e mban tani.