Ndryshimi i papritur tek Mimoza, pas fejesës me Seldin

Çifti më i ri i shoubizit shqiptar, këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu javë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë.

ShowBiz

18/11/2017 15:17

Edhe pse çifti ishin fejuar në një ceremoni private,  pas fejesës së tyre qarkulluan imazhe të shumta në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas fejesës, Mimoza dhe Seldi erdhën edhe me një këngë të përbashkët dedikuar dashurisë së tyre, me titull “Dashnia”.

Së fundi, përmes rrjeteve sociale, Mimoza u ka treguar ndjekësve ndryshimin që ka bërë në pamje, e që është një stil i ri i flokëve me balluke.

Këngëtarja mori komente pozitive nga fansat për këtë ndryshim i cili vjen pak ditë pas fejesës me Seldin. /Lajmi.net/