Ndryshimi i kohës e bën të duket kështu Ermal Fejzullahun

Tash e disa ditë në vendin tonë është duke mbretëruar mot i ftohtë.

ShowBiz

25/09/2018 16:44

Ndonëse jemi mësuar me ditë të nxehta dhe me plot hare, ndryshimi i kohës i ka bërë edhe këngëtarët më të ‘heshtur’, shkruan lajmi net.

Artisti, Ermal Fejzullahu ka postuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Instagram, i cili tregon se është gati për dimër.

“Erdh dimri”, ka shkruar ai në foton e publikuar teksa shfaqet i buzëqeshur në makinë.

Ermali këtë verë ka qenë ndër artistët më të kërkuar në treg si në ahengje e po ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme.

“Flakë” dhe “Daja”, janë dy nga bashkëpunimet e tij më të pëlqyera të kësaj kohe sezonale. /Lajmi.net/