Ndryshimi drastik i Silvas: Një sezon te Milani shënoi vetëm dy gola, ndërsa debutoi me ‘het-trik’ te Sevilla

Andre Silva, duket se po përshtatet mjaft mirë me futbollin spanjoll.

Sport

20/08/2018 17:23

Portugezi nuk kaloi formën më të mirë me skuadrën italiane dhe aftësistë e 22 vjeçarit filluan të vihen në pikëpyetje, pas një sezoni dëshpërues ku shënoi vetëm dy gola.

Gjatë këtij afati kalimtar, ai u transferua në skuadrën spanjolle, Sevilla.

Në ndeshjen e djeshme, Rayo Vallecano – Sevilla (1:4), Silva shënoi  “het-trik” në debutimin e tij në kampionatin spanjoll.

Pas xhiros së parë, Sevilla është lidere e La Liga, falë golaverazhit më të mirë. /Lajmi.net/