Ndryshimet që shkakton vjeshta në lëkurë

Periudha e vjeshtës mund të paralajmërojë shumë gjëra, por ajo gjithashtu sinjalizon diçka që ju mund ta keni anashkaluar- ndryshimin e kujdesit të lëkurës.

Lifestyle

05/10/2016 15:37

Sepse gjetja e rrobave tuaja më të trasha për këtë periudhë është mjaft e lehtë, por duhet të dini edhe se çfarë ndodhë saktësisht me ndryshimin e lëkurës suaj dhe komplikimet e tranzicionit. Ja çfarë duhet të dini për gjendjen e lëkurës suaj:

Është shumë e thatë
Moti i ftohtë është shenjë se ju duhet të shtoni më tepër produkte hidratuese në rutinën tuaj. Nuk keni nevojë për sapune reklamuese, keni nevojë më tepër për pastrues të butë që kanë efekt hidratues.

Është shumë e ndjeshme
Lëkura bëhet shumë e ndjeshme apo sensitive me ndryshimin dhe ftohjen e motit gjatë kësaj stine. Ndoshta duhet të pushoni së përdoruri preparatet kozmetike për një periudhë. Kur ju të përmirësoni këtë barrier dhe ti jepni pushim lëkurës suaj nga irritimi i mundshëm (si psh. acidet dhe scrub) lëkura mund të mirret me ndërtimin e kolagjenit, thotë dermatologu Ava Shamban. Nga ana tjetër, largoni trajtimet aggressive për pak kohë dhe përpiquni të bëni më pak eksfoliant fytyrës (një herë në javë në krahasim me dy herë) – përqëndrohuni në pastrim të butë dhe hidratim.

Lëkura pëson tronditje nga stina e verës
Pavarsisht nëse keni kaluar muajt e fundit në plazh apo jo, ju pësoni dëmtime nga dielli në formën e pikave të zeza apo shenja plakjeje. Dr. Goldenberg rekomandon të shtoni në rutinën tuaj retinoid për të riparuar lëkurën dhe të shtoni pamjen rinore. Një tjetër symptom i muajve të verës është edhe zgjerimi i poreve. Dielli dhe nxehtësia stimulojnë gjëndrrat të prodhojnë më shumë yndyrë, ku së bashku me papastërtitë dhe keratinën mbushin poret. Rrezatimi ultravjollcë, i cili depërton në dermis, dobëson dhe prish kolagjenin dhe elastin-in, strukturën themelore të lëkurës dhe kjo i bën poret që të zgjerohen edhe më shumë, thekson dermatologia nga New York City, Dr. Ellen Marmur. Ajo sugjeron për serume apo hidratues me acid salicilik që ka efekt pastrues për poret.

Është më e ndijshme si pasojë e dëmtimeve të diellit
Jo sepse dielli është më i forte, por indeksi i rrezeve ultraviolet mund të vazhdojë të jetë i lartë dhe ju nuk jeni mjaftueshëm të vetëdijshëm për mbrojtje. Aplikoni hidratues me mbrojtje nga dielli të paktën çdo mëngjes dhe krem me mbrojtje nga dielli me SPF 50 kur jeni të ekspozuar në natyrë, këshillon Goldenberg.

Lëkura mund të mos ketë qarkullim të mirë të gjakut
Koha e ftohtë ngushton enët e gjakut dhe në këtë mënyrë mund të pengojë qarkullimin e saj. Pa rrjedhjen e duhur të gjakut në lëkurë, fytyra juaj mund të duket e zbehtë. Që të siguroheni për të mos humbur shkëlqimin tuaj, përdorni antioksidantë që janë të njohur për stimulimin e qarkullimit të gjakut, si ekstrakt rozmarinë, xhensen dhe menteje.