Ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë do të përfundojnë në muajin janar

Ndryshimi i kushtetutës ka gjasa të përfundojë në janar.

Lajme

21/10/2018 19:29

Kuvendi ditën e premte e filloi procedurën për ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit në përputhje me marrëveshjen e Prespës.

Pas kësaj, ka disa faza dhe votime i deputetëve, ndërsa e gjithë procedura duhet të përfundojë në gjysmën e dytë të janarit.

Në ditët e ardhshme, pushteti dhe opozita përmes Kuvendit do të fillojnë të punojnë në tekstin e projekt-amendamenteve. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, nuk ka pengesa për të përfshirë kërkesat e grupit të deputetëve të opozitës që votuan për “për”.

Edhe zv. kryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, u kërkoi deputetëve që të arrijnë një konsensus mbi ndryshimet kushtetuese. Ajo nuk deshi të paragjykojë se sa amendamente do të ketë dhe çfarë saktësisht do të përmbajnë./Telegrafi/