Ndryshimet në auditim, të rëndësishme për integrimet evropiane

Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane shqyrtoi projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, ku u tha se këto ndryshime janë të rëndësishme edhe për mbikëqyrjen e financave.

Lajme

05/04/2016 11:03

Kryetarja e këtij Komisioni, Teuta Sahatqija tha se projektligji në fjalë me rekomandimet e dhëna, tashmë është edhe në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian, dhe rekomandoi që të votohet për diskutim në seancat e ardhshme të Kuvendit.

Edhe anëtarja e Komisionit, Vjosa Osmani tha se janë marrë parasysh rekomandimet e tyre dhe ky projektligj ka rëndësi për integrimet evropiane dhe mbikëqyrjen financiare. /kp