Ndryshimet e Enriques para El Clasicos

Luis Enriques i mbetet të bëjë dy ndryshime para El Clasicos.

Sport

28/11/2016 09:43

Mediat spanjolle kanë përmendur dy fushat në të cilat Enrique duhet ta përmirësojë Barcelonën para sfidës ndaj Real Madridit.

Fillimisht, tekniku katalunas duhet ta kthejë sa më shpejtë filozofinë e lojës së Barcelonës, e cila nuk u vërejt fare në ndeshjen ndaj Sociedadit, kjo ndoshta lidhet edhe me mungesën e Andres Iniestas, përcjellë “Lajmi.net”.

Një tjetër aspekt në të cilin duhet të punojë Enrique është aktivizimi më i tepërt i treshes MSN (Messi-Suarez-Neymar), gjë që nuk ndodhi në “Anoeta”.

Mbetet të shihet nëse Lucho do t’ia dalë t’i mënjanojë këto probleme, pasi që çdo rezultat tjetër pos fitores llogaritet si dështim.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.