Ndryshime të mëdha në Messenger (Foto)

Rrjeti social ka njoftuar sot se ka shtuar disa veçori të reja në Messenger të dizajnuara për argëtim më të madh gjatë festave të fundvitit.

Auto & Tek

17/12/2015 21:02

Duke filluar nga sot, Facebook e ka bërë veglën e tij për njohje të fytyrës, Photo Magic, në dispozicion për shumicën e vendeve të botës, për t’ju siguruar se ua dërgoni fotot e duhura njerëzve të duhur.

Por, kjo nuk është e gjitha. Ndryshimet e tjera, që kanë për qëllim ta bëjnë bisedën më argëtuese gjatë kësaj kohe, janë një risi tjetër në Messenger, transmeton lajmi.net.

Tani ju mund të zgjidhni ngjyra, të vendosni pseudonime dhe më shumë! Kur të hyni në Messenger, shkoni në “details view” dhe klikoni në emrin e personit për ta ndryshuar atë si të doni ju.

Dhe nëse jeni një adhurues i ikonave të animuara, atëherë sigurisht se një set i ri i “stickers” për festat e fundvitit do t’ju pëlqejë.

Screenshot_2