Ndryshime në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ja orari i klubeve nga Kosova

Ndeshjet do të zhvillohen në fund të muajt qershor në Gjibraltar dhe shorti do të hidhet para fillimit të garave.

Sport

25/04/2018 10:44

Kështu që në fazën e parë do të ketë gara parakualifikuese ndërmjet kampionëve kombëtarë të ndara në grupe, transmeton Gazeta Express.

Së këndejmi skuadra e cila do të shpallet kampione e këtij edicioni në Vala Superligën e Kosovës, do të bëjë gara në Gjibraltar, ku në grup do t’i ketë kampionin nga mikpritësi Gjibraltari edhe kampionët nga Andorra dhe San Marino.

Ndeshjet do të zhvillohen në fund të muajt qershor në Gjibraltar dhe shorti do të hidhet para fillimit të garave.

Fituesi nga ky grup do të vazhdojë kualifikimet e rregullta në bazë të fituesve të grupeve tjera. Kjo është një risi që duhen ta kenë parasysh skuadra që do të shpallet kampion i Kosovës, në mënyrë që të jetë e përgatitur maksimalisht në të gjitha aspektet për këto gara, njofton FFK-ja.