Pas pesë viteve të fotografive në formë katrore, Instagram më në fund do t’i lejojë përdoruesit që të postojnë imazhe dhe video në formatin portret (portrait) dhe peizazh (landscape).
Auto & Tek
28/08/2015 09:13
Rrjeti social në pronësi të Facebook njoftoi për këtë ndryshim dje në mëngjes. Për të filluar postimin e fotografive në madhësitë e tyre origjinale, përdoruesit duhet ta përditësojnë aplikacionin e Instagram në iOS dhe Android.
Kur e zgjidhni një imazh apo video, një buton i ri do të paraqitet në këndin e poshtëm të majtë. Trokitni lehtë në të për të zgjedhur madhësinë origjinale apo jo-origjinale, transmeton Lajmi.net.
Për përdoruesit e Instagram ky është një lajm shumë i mirë. Më nuk ka nevojë që t’i prisni fotografitë për t’iu përshtatur kërkesave të postimit. (Lajmi.net)