Ndryshim i madh në Facebook Messenger – Lajmi.net
Ndryshim i madh në Facebook Messenger
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 18:21, 9 October 2017
Ekziston një version i fshehur dhe më i mirë i Facebook Messenger – dhe do të doni që të filloni ta përdorni menjëherë.

Facebook e ka bërë aplikacionin e tij Messenger Lite në dispozicion për më shumë vende, duke ua mundësuar të gjithëve që ta përdorin një version më të shpejtë dhe më efikas të aplikacionit të tij.

Versioni më i lehtë funksionon duke u “liruar” nga shumë pjesë shtesë dhe të padobishme të aplikacionit, si për shembull storjet dhe gifat, transmeton Gazeta Express.

Duke bërë kështu, aplikacioni i ndal shumicën e gjërave që veprojnë kur Messenger është i hapur, duke ua mundësuar përdoruesve që të ruajnë më shumë hapësirë, të përdorin më pak mb dhe të shmangin çdo veçori shtesë që ka ardhur kohët e fundit në Messenger.

Facebook Messenger Lite është tani në dispozicion për shumicën e njerëzve që kanë një celular Android, edhe pse ende nuk ka version për iOS.

Ai mund të shkarkohet si çdo aplikacion tjetër, përmes Google Play Store.

Fjalët kyçe: Facebook Messenger, messenger

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball