lajmi.net

Ndryshim Gjeneral

Agim Çeku e përshkruan Prishtinën si qytet të mungesave, ku mungon uji, pastërtia, çerdhet, shkollat, hapësirat e gjelbëruara. Të gjitha këto, sipas tij, ndodhin për shkak të mungesës së një qeverisje të mirë. Thotë se ai do ta ndryshonte Kryeqytetin.

Lajme

28/10/2013 13:15

Nëse e përshkruajmë me fjalorin ushtarak, Prishtina sot, në sytë e Gjeneralit të shndërruar në politikan, është një fushë e minuar për qytetarët e saj.

Ka mungesë të ujit, të pastërtisë, të çerdheve, hapësirave të gjelbëruara, parkingjeve.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Agim Çeku, thotë në një intervistë për lajmi.net se në Kryeqytetin tonë mbretëron një kaos i përgjithshëm, në të gjitha fushat, që po shkakton nervozitet te qytetarët.

“Në pika të shkurta, unë dhe qytetarët e definojmë Prishtinën si një qytet të mungesave”.

“Mungesa e ujit, e ngrohjes, mungesa e pastërtisë, mungesë hapësirës për parkingje, mungesë e çerdheve, shkollave, hapësirave të gjelbëruara”.

“Të gjitha këto ndodhin për shkak të mungesës së një qeverisjes së mirë, të mungesës së një plani”.

“Është një qytet ku mbretëron një kaos i përgjithshëm, me pritje të gjata, me vonesa të shumta dhe me nervozime të shpeshta të qytetarëve”.

Agim Çeku po beson në fitoren e tij. Andaj, po e sheh një Prishtinë tjetër, pas katër vjetësh.

“Unë Prishtinën e shoh, pas katër vjetësh, si një qytet që tregon shenja konkrete dalluese dhe që e mbështet vizionin tonë për një Prishtinë Europiane”.

“Secili do të shohë se Prishtina vërtet ka filluar rrugëtimin e vet për t’u bërë një Kryeqytet europian, me shërbime efikase, cilësore, të shpejta e të lira, me çka do t’u mundësohej qytetarëve një jetë më e mirë”.

“E shoh një qytet me një arkitekturë moderne që shumë lehtë mund t’i përballojë sfidave të rritjes të popullsisë, të ekonomisë”.

“E shoh një qytet me vlera të dallueshme të trashëgimisë kulturore, kulturës, artit me vlera që krijojnë të rinjtë në sport, kulturë dhe art”.

“E shoh një qytet i cili tërheq shumë turistë ditorë, një qytet që thjesht të gjithëve u jep mundësi të shfaqin potencialin e tyre dhe atë ta realizojnë”.

Çeku thotë se PDK, ku ka aderuar së voni, është e vetmja forcë politike që ka potencialin, vizionin dhe guximin për t’u ballafaquar me të gjitha problemet që i mundojnë qytetarët.

“Këtë ndryshim në Prishtinë mund ta sjellim vetëm ne. Për këtë jam i bindur”.

“Në këtë garë unë po përfaqësoj vlerat e një partie më të madhe në vend, e cila ka bërë ndryshime historike për këtë vend, e cila ka udhëhequr dhe po udhëheq procese shumë të rëndësishme, e cila e ka ndryshuar Kosovën. Mendoj se këto janë argumente të mjaftueshme për ta udhëhequr dhe ndryshuar Prishtinën”.

“Argumenti i dytë pse unë duhet të jem Kryetar është se jam i njohur për qytetarët e Kosovës, e posaçërisht të Prishtinës, si njeri i sukseseve, si njeri i detyrave të vështira, sfidave të mëdha nga të cilat gjithmonë kam dalë faqebardhë”.

“Pra, duke u ballafaquar me detyra dhe sfida të tilla, kam krijuar një përvojë”.

“Mendoj se jam një menaxher i mirë dhe nuk pretendoj të them se jam ekspert i lëmenjve që i referohen pushtetit lokal, por mua aftësitë menaxheriale më mundësojnë të punoj edhe në ekip”.

“Jam rritur, kam mësuar dhe jam edukuar me disiplinë e me përgjegjësi, me sensin e shërbimit ndaj qytetarëve, sensin e kujdesit të atyre që kanë më së shumti nevojë. Kështu që, këto janë ato tipare për të cilat do të më votojnë qytetarët e Prishtinës”.

Ish Kryeministri Çeku vlerëson punët e mira, që sipas tij, i ka bërë ‘Kryetari i mëparshëm”, Isa Mustafa, që është rival i tij në këtë garë. Thotë se është bërë shumë pak, ndërsa ka pasur shumë hapësirë për t’u bërë.

“Respekt edhe për Kryetarin e mëhershëm”.

“Unë nuk them se nuk është bërë asgjë në Prishtinë, por them se është bërë shumë pak në kuadër të mundësive, duke e ditur se ka pasur suficit në buxhet”.

“Ka pasur ndryshime në mënyrë të ngadalshme, të paorganizuar, në mënyrë ad-hoc, pa një plan a vizion”.

“Gjithçka është lidhur me interesa partiake, për votues, pa e pasur një qasje gjithëpërfshirëse ndaj të gjithë qytetarëve”.

“Ka pasur favorizime dhe diskriminime të lagjeve ose familjeve, varësisht nga preferencat e tyre politike. Unë nuk do ta kem këtë qasje”.

28/10/2013 05:56

LM