Ndryshim drastik i temperaturave, ja si do të jetë moti për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira, të dielën do të jenë më aktive dhe do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë.

Lajme

16/03/2018 07:17

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s.

Ndërkaq, java e ardhshme parashihet të ketë ndryshim të motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu të përziera me borë.