Ndotja e madhe në Obiliq, Gashi tregon çfarë po bëjnë në këtë drejtim

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi gjatë një interviste për lajmi.net ka folur për ndotjen e ajrit në këtë qytet.

Lajme

10/12/2018 17:15

Ai ka thënë se problemet me KEK-un datojnë që nga vitet 50-ta, prandaj edhe komuna e Obiliqit është njëra ndër zonat me të ndotura dhe me të degraduara siç thotë ai edhe në aspektin e shfrytëzimit të tokës.

Gashi thotë se 72 për qind të saj në Obiliq e shfrytëzon KEK-u, që në një farë forme, siç thotë ai, e ka dëmtuar në vazhdimësi duke filluar nga tymtarët pastaj gazrat që lirohen, shfrytëzimi i pronave pastaj çështja e ndotjes së ujit dhe shumë çështje të tjera.

“Ju e dini problem i KEK-ut daton që nga vitet e 50-ta dhe mua me vie keq ta them këtë, është njëra ndër zonat me të ndotura të Kosovës ndër zonat me të degraduara dhe në aspektin e shfrytëzimit të tokës, pasi 72 për qind të saj në komunën tonë e shfrytëzon KEK-u, që në një farë forme e ka dëmtuar në vazhdimësi duke filluar nga tymtarët pastaj gazrat që lirohen shfrytëzimi i pronave pastaj është çështja e ndotjes së ujit dhe shumë e shumë çështje të tjera, por ata po bëjnë përpjekje në vazhdimësi që të përmirësohet kjo situatë”, ka thënë Gashi në një intervistë për lajmi.net

Sipas tij, me ligjin për Obiliqin do të ndërtohet një laborator i pavarur i cili do të merret me trajtimin tokës ujit dhe zhurmave që krijohen në këtë zonë, për të cilin thotë se i kanë ndarë edhe mjetet.

Për më shumë ndiqni intervistën:

YouTube player