Ndotja e ajrit, Qeveria ndalon përdorimin e thëngjillit në institucione publike

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike.

Lajme

06/11/2018 14:40

Me këtë rast, ministri i Arsimit , Shyqiri Bytyqi ka thënë se dikasteri që ai udhëheq ka marrë vendim shumë më herët që kjo lëndë djegëse të mos përdorët nëpër shkolla, raporton lajmi.net.

Në fjalën e tij, ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se nga të dhënat, thëngjilli del të jetë shkaktari më i madh i ndotjes së ajrit.

Ai ka përmendur edhe gjendjen e vitit të kaluar me cilësinë e ajrit në kryeqytet, ku Prishtina radhitje në vendet e para në botë me ndotjen. /Lajmi.net/