Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese

Edhe sonte në Prishtinë ndotja e ajrit është shqetësuese.

Lajme

13/11/2018 19:26

Në bazë të matjes së cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit vazhdon të jetë jo e shëndetshme, raporton lajmi.net.

Duke u bazuar në matjen e cilësisë së ajrit matësit të Ambasadës Amerikane, në matjen e fundit e cila është regjistruar në ora 18:00, ndotja e ajrit ka qenë jo e shëndetshme, pra ka arritur shkallën e 154.

Ndotja e ajrit në vendin tonë ka filluar që të vërehet më shumë me uljen e temperaturave, madje që nga kjo kohë Prishtina është në mesin e shteteve të botës që janë më të ndotura, raporton lajmi.net.

Kjo ndotje e ajrit sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), është për shkak të përdorimit të thëngjillit, lëndë djegëse kjo që është llogaritur si një dër shkaktarët më të madh të ndotjes së ajrit.

Duke u bazuar në këtë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndaloj përdorimin dhe shitjen e thëngjillit, mirëpo në praktikë një vendim i tillë nuk po gjen zbatim të plotë. /Lajmi.net/