Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e pashëndetshme

Edhe sot në Prishtinë ndotja e ajrit vazhdon të jetë e pashëndetshme.

Lajme

30/01/2019 19:38

Ndotja e ajrit në Prishtinë edhe më tutje vazhdon të jetë e pashëndetshme, shkruan lajmi.net.

Në bazë matjeve të fundit që janë regjistruar nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në ora 18:00 cilësia e ajrit është regjistruar si e pashëndetshme.

Në këtë orë vlera e ndotjes së ajrit ka arritur shkallën prej 174 PPM, shkruan lajmi.net.

Kjo shkallë e ndotjes është e pashëndetshme dhe preferohet që të gjithë personat që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes, si astma të mos ekspozohen në natyrë.

Po ashtu këshillohet edhe fëmijët të mos ekspozohen në natyrë pasi që kjo shkallë e ndotjes së ajrit mund të jetë e rrezikshme për ta. /Lajmi.net/