Ndoshta ju ka ikur pritja e penalltisë nga 37 vjeçari Iker Casillas në Ligën e Kampionëve

Porto ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke e mundur 1:3 rusët e Lokomotivës së Moskës.

Sport

25/10/2018 11:15

Dorë të rëndësishme në këtë fitore ka pasur portieri i Portos, Iker Casillas.

Legjenda spanjolle tashmë 37 vjeç, ka arritur që në minutën e 10’ t’i jap kahje tjetër ndeshjes, duke pritur penalltinë e ekzekutuar nga Fernandes.

Pritja e penalltisë nga Casillas, bëri që Porto të marrë lojën nën kontroll, duke e fituar lehtësisht 1:3 në fund, për pikën e shtatë në grupin D, ku prijnë para Schalkes dhe Galatasarayt./Lajmi.net/