Ndodhë edhe kjo: I plotësohet dëshira për të qenë e verbër

Një grua e cila gjatë gjithë kohës ka fantazuar për të qenë e verbër, më në fund ia ka arritur qëllimit.

Fun

02/10/2015 18:08

Jewel Shuping, nga Karolina e Veriut, tha se ajo është diagnostifikuar me një çrregullim të Identitetit të trupit, një gjendje psikologjike ku personat që janë të shëndetshëm besojnë se ata janë të pa aftë.

Dëshira e 30 vjeçarës për të qenë e verbër ka filluar qysh në vegjëli. Në moshën gjashtë vjeçare ajo kalonte orë të tëra duke shikuar diellin pasi i thanë se shikimi i tij do t’ia dëmtonte sytë, shkruan The Independent.

Në vitin 2006, ajo angazhoi disa psikologë që në sytë e saj të hedin pastrues tubacionesh që të ndihmojnë atë të bëhet e verbër.

Ajo pranoi se ky proces ishte shumë më dhimbje dhe, iu dashtë gati gjashtë muaj që i gjithë procesi të arrijë efekt, transmeton lajmi.net.

Psikologët nuk janë identifikuar dhe ende nuk dihet nëse ata po përballen më ndjekje penale./lajmi.net.