Ndodh takimi i shumëpritur: Trump takon Merkelin në Shtëpinë e Bardhë (Video)

Presidenti i Amerikës, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janë takuar në Shtëpinë e Bardhë.

Bota

17/03/2017 17:15

“Presidenti dhe kancelarja do të kenë një sërë takimesh, dhe më pas do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët për të disktuar për bizneset amerikane dhe gjermane”, ka thënë zëdhënësi i Shtëipsë së Bardhë Sean Spicer, transmeton lajmi.net

Në këto takime do të diskutohet rreth Bashkimit Evropian, krizës së refugjatëve, bashkëpnumin ekonomik dhe tema tjera.

Merkel para nisjes për në Amerikë kishte deklaruar se përveç Gjermanisë, në këtë takim do ta përfaqësojë edhe Evropën. /Lajmi.net/

YouTube player