Ndodh për herë të parë në Vala Superligën e Kosovës (FOTO)

Xhiroja e 19-të në Vala Superligën e Kosovës do të jetë e veçantë.

Sport

02/03/2017 18:46

Për herë të parë drejtësinë në një ndeshje të Vala Superligës së Kosovës, do ta ndajnë gjyqtarë të huaj.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka zyrtarizuar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 19-të. Si rrjedhojë e bashkëpunimit FFK dhe Federata e Maltës, nga ky shtet kanë ardhur katër gjyqtarë, Philip Farrugia, Christopher Francalanza, Debattista Villam dhe Etienn Mangion.

Ata do të ndajnë drejtësinë në duelin, Trepça – Ferizaj, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Adem Jashari”./Lajmi.net/

neje

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6