Ndodh në QKUK, 13-vjeçarja bëhet nënë

Një 13-vjeçare ka sjellë në jetën fëmijën e saj të parë.

Lajme

25/12/2018 15:32

Një 13-vjeçare nga Elbasani e që jeton në Gjakovë, është bërë për herë të parë nënë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmim.net, Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë.

Ai ka thënë se pavarësisht se ishte lindje e parakohshme, lindja është bërë në mënyrë normale.

“Foshnja është e gjinisë femërore dhe ka lindur dje në ora 10:05. Pesha e foshnjës është 1 mijë e 900 gramë ndërkaq gjatësia 50 centimetra. Kjo ka qenë një lindje normale dhe është lindja e parë për nënën. Do me thënë kjo është lindje para kohe ky fëmijë ka ardhur në jetë në javën e 33-të”, ka deklaruar Gojnovci për lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se në bazë të deklaratës, nëna është 13-vjeçare dhe e lindur në Elbasan, por që jeton në Gjakovë.

“Viti i lindjes nënës është 2005 dhe është e lindur në Elbasan në Shqipëri dhe jeton në Gjakovë në bazë të deklaratës që ka dhënë”, tregoi Gojnovci.

Drejtori Gojnovci ka treguar po ashtu se foshnja për momentin është duke u trajtuar në kujdesin intensiv në Neonatologji. /Lajmi.net/