Ndodh në Kinë: Shpërndarësit e drogës dënohen me vdekje para 300 fëmijëve /VIDEO

Dy kinezë, shpërndarës të drogës, janë dënuar me vdekje para syve të qindra fëmijëve.

Bota

30/06/2018 18:33

Shpërndarësit e drogës janë dënuar më vdekje në vendin ku luanin fëmijët dhe atë para më shumë se 300 fëmijëve në provincën kineze Hainan në qytetin Haikou.

Pas leximit të dënimit, dy shpërndarësit e drogës janë marrë nga këndi i lojërave dhe menjëherë janë dërguar për t’u ekzekutuar.

Qeveria kineze vrasjen e tyre e ka organizuar në Ditën kombëtare të luftës kundër keqpërdorimit me drogat, transmeton lajmi.net.

39 vjeçari Çai Liqun është dënuar për shkak të shpërndarjes së metamfetaminëve në një klub nate, kurse 36 vjeçari Huang Zhengue gjithashtu për shpërndarjen e substancave të njëjta, raporton mediat kineze.

Autoritetet kanë sqaruar se si në vend të hapur është lexuar verdikti i dënimit me vdekje. Kjo sipas tyre është bërë që nxënësit të jenë të vetëdijshëm për pasojat e përfshirjes në tregtinë me narkotikë. /Lajmi.net/

YouTube player