Ndodh në internet, këto gjëra shiten çdo 7 sekonda (Foto)

Roli i internetit në faqet e tregtisë online po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, edhe për faqe të veçanta si ajo e “eBay”.

Fun

28/02/2016 22:54

Vetëm kjo faqe në 2015-n, ka regjistruar disa artikuj të shitur çdo 7 sekonda, nga kategoria “pjesë këmbimi dhe aksesorë” për automjetet. Që nga gomat, vajrat, dritat, frenat, panelet, e deri tek karroceritë, gjithçka e blerë online.

Komoditeti, zgjedhjet e shumta, dhe çmime shpesh të leverdishme, janë faktorët që çojnë në këto shifra. Pikërisht tregu gjithnjë në rritje ka sjellë dhe një vëmendje dhe energji më të madhe të faqeve të tilla. Por nga ana tjetër edhe kompani të ndryshme duke parë blerjet e shumta online, po investojnë gjithnjë e më shumë në këtë sektor.