Ndodh edhe në Francë: Ndalet rryma në një qendër votimi

Në një qendër votimi në qytetin Annonay në jug-perëndim të Francës është ndalur rryma për gati një orë, raportojnë mediat lokale.

Bota

23/04/2017 17:04

Gazeta regjionale The Dauphiné Libéré ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të një zjarri që ka shpërthyer afër vendvotimit.

Ikja e dritave ka shkaktuar disa probleme shkruan gazeta, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Annonay, Oliver Dussopt, është shprehur i pakënaqur dhe ka thënë se autoritet duhej të përgatiteshin për eventualitete të tilla.