Ndodh edhe kjo!

Olivier Giroud nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit për ndeshjen ndaj Dortmundit, pasi skuadra ka harruar ta regjistrojë në listën e plotë të lojtarëve për këtë takim.

Sport

24/11/2014 15:17

Te skuadra e Arsenali ka ndodhur një gjë e pazakontë, pasi Arsene Wenger ka harruar ta shkruajë Olivier Giroudin, në listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në ndeshjen ndaj Dortmundit.

Sulmuesi francez ishte i lënduar për një kohë të gjatë, dhe Ëenger si duket ka harruar që ai është rikthyer nga lëndimi.

Përndryshe, Giroud shënoi golin e vetëm për skuadrën e Arsenalit, në humbjen e fundit kundër Manchester United me rezultat 2-1 midis stadiumit Emirates.

Pas shumë problemeve që ka skuadra e Arsenalit, si duket i’u shtua edhe një problem tjetër, por kësaj radhe më i pazakontë se herave tjera.