Ndodh edhe kjo, njëri punëtor mbush rimorkion me dhe tjetri e zbraz (Video)

Një kalimtar rasti ka filmuar dy punëtorë ndërtimtarie duke kryer punën e tyre në një mënyrë ta pazakontë, që deri më sot nuk është parë askund.

Auto & Tek

16/09/2018 09:11

Bëhej fjalë për dy burra ku njëri prej tyre kishte hipur në rimorkion e kamionit të mbushur me dhe ndërsa tjetri në tokë. Dhe derisa ai që ishte lart e mbushte lopatën me dhe e hidhte në tokë, kolegu i tij e mbushte dhe e hidhte në rimorkio.

Ngjarja është filmuar në një udhëkryq në avenynë Colon dhe Pringles në qytetin argjentinas Olavarria në provincën e Buenos Airesit.

Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë pyetur nëse këta dy punëtorë talleshin apo thjesht nuk e dinin punën si duhet ta kryejnë.

“Kështu punohet në vendin tonë, miku im”, ka shkruar përbri videos personi që e kishte filmuar këtë ngjarje të pazakontë.