Ndodh befasia, Callejon largohet nga Napoli

Carlo Ancelotti nuk e kundërshton shitjen e Callejon sepse ka në plan të transferojë një sulmues të ri të krahut.

Sport

19/07/2018 09:56

Jose Maria Callejon mund të largohet nga Napoli.

E përditshmja italiane “Il Mattino” raporton se sulmuesi spanjoll mund të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk e kundërshton shitjen e Callejon sepse ka në plan të transferojë një sulmues të ri të krahut ku Angel Di Maria është në krye të listës së italianit, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Callejon mund t’i vlerësojë ofertat për largim nga Napoli, para fillimit të sezonit të ri. /Lajmi.net/