Ndjenja e AKR’së për fillim të ri

AKR ka hapur Kongresin e Tretë Zgjedhor. Mimoza Kusari flet për fitore në shumicën e komunave. Thotë se ka ndjenjën që me imazhin e ri, do të vijë edhe një fillimi ri. Natyrisht, fushata po afrohet.

Lajme

13/09/2013 22:00

Me entuziazmin e zgjedhjeve të 3 nëntorit dhe me dëshirën për fitore, Aleanca Kosova e Re ka hapur Kongresin e Tretë Zgjedhor.

Lideri i ARK’së, Bexhet Pacolli, i cili është ngjitur në skenën e dizajnuar në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, duke u mbështetur për bastuni, për shkak të këmbës së lënduar, ka folur pak dhe ka premtuar shumë.

Ka thenë se nuk synojnë ta përbuzin pasurinë e shtetit, por me punë është zotuar se do të angazhohet për interesat e qytetarëve.

“Ju aktivistët e AKR’së, ju përfaqësues të forumeve të AKR’së e mbajtët gjallë emrin e AKR’së, edhe për këtë unë përkulem para jush.”

Hapjen e Kongresit e ka bërë Nënkryetarja e AKR’së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka shprehur bindjen për fitore në shumicën e komunave.

Ajo ka thënë se në qeverisjen qendrore për tre vjet kanë treguar vlerat europiane me të cilat është drejtuar vizioni dhe është forcuar shteti i Kosovës.

“E ndjej se me imazhin e ri, e kemi fillimin e ri, fillim i cili do ta forcojë partinë më tutje, do t’ia mishërojë vlerat liberal-demokratëve, të cilat janë dhe do të jenë pjesë e barabartë, ashtu siç jemi të pranuar si anëtarë me të drejta të plota pranë liberal-demokratëve europianë.”

(Kosovapress / lajmi.net)