Ndjekje si në filma aksion, në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

Një arratisje spektakolare ndodhi në mes të autostradës Tiranë­Durrës. Bëhet fjalë për një shoferë trim që nuk pyet për policinë bashkiake teksa punonjësit e veshur me uniformë i bëjnë shenjë të ndalojë. Ngjarja është shënuar gjatë ditës së djelë dhe është bërë publike në faqen "Jeta osh qef".

Lajme

22/02/2016 20:10

Makina tip Wolksvagen i ka ikur postbllokut të policisë si në një skenë filmash aksion. Edhe pse është ndalur nga efektivët e policisë bashkiake të Tiranës, shoferi ka gjetur shtegun për t’u shpëtuar, transmeton lajmi.net

Por gjatë ndjekjes në autostradë drejt Durrësit, kur duket se makina më në fund u kap, shoferi bën një manovër të rrezikshme duke përfunduar në brezin e gjelbërimit. Më tej makina arri të futet në rrugën dytësore, duke i shpëtuar policisë. /lajmi.net

YouTube player